English

Vankuveri do kujtohet për vdekjen e sportistit

Vankuver, 21 shkurt, NOA - Vdekja e atletit nga Gjerogjia ka tronditur jo pak botën e sporit. Kryetari i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar tha se lojërat në Vankuver gjithmonë do të mbahen mend për vdekjen e sportistit nga Gjeorgjia, Nodar Kumaritashvili.

Zhak Rozhe e quajti vdekjen e tij "tragjike". Ai u shpreh se nuk mund të ketë lumturi kur atletët vdesin.

Por përveç kësaj vdekje dhe disa problemeve fillestare, Rozhe tha se Olimpiada në Vankuver po shkon shumë mirë.

Kumaritashvili vdiq gjatë një stërvitjeje në shtegun e akullt kur saja e tij rrëshqiti dhe doli nga shtegu.

NOA/EL

KOMENTE