English

Zakeroni kërkon vazhdimësi në rezultate

Torino, 21 Shkurt NOA - Trajneri i Juventusit, Alberto Zakeroni është në kërkim të vazhdimësisë në rezultatet pozitive të ekipit të tij. Zakeroni ka thënë se ekipi tashmë ka gjetur një stabilitet por ka theksuar se akoma nuk ka dalë nga ajo gjendje e vështirë dhe për këtë gjë ai kërkon një kujdes maksimal nga skuadra e tij në ndeshjen e ardhshme.

Sfida e radhës e Juventusit është me Bolonjën në transfertë dhe për Zakeronin kjo është një sfidë mjaft e vështirë në të cilën ai është duke menduar për të ndërruar dhe disa lojtarë, pasi disa prej tyre kanë luajtur shumë dhe ai kërkon që të bëjë një pushim për to.

Tekniku bardhë e zi shpreson të ketë në dispozicion dhe Camoranesin me Trezeguen të cilët kanë vuajtur një dëmtim të gjatë dhe janë shumë larg nga forma e tyre optimale.

r.b/NOA

KOMENTE