Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Aksident i rëndë në Austri, 6 të vdekur
English

Aksident i rëndë në Austri, 6 të vdekur

Vjenë, 22 shkurt, NOA - Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në Austri gjatë orëve të para të ditës së sotme, me pasojë vdekjen e gjashtë personave dhe plagosjen e 30 të tjerëve. Lajmi konfirmohet nga mediat vendase sipas të cilave aksidenti ka ndodhur konkretisht në autostradën A-21 afër Vjenës në Austri. Ka qenë në fakt një autobus i cili transportonte turistë është përplasur me dy kamionë afër vendbanimit Hajlegenkrojc.

Identiteti i viktimave ende nuk është konfirmuar në mënyrë zyrtare, po aludohet se ata kanë qenë kosovarë, pasi autobusi po udhëtonte nga Kosova drejt Gjermanisë, madje thuhet se disa nga pasagjerët ishin edhe me kombësi serbe. Ndërkaq, kamionët e tjerë që u përfshinë në aksident ishin me targa Rumanie dhe Sllovakie.

n.e/NOA

KOMENTE