Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Albin Kurti, as sot në seancën kundër tij
English

Albin Kurti, as sot në seancën kundër tij

Prishtinë, 22 shkurt, NOA - Lideri i Lëvizjes "Vetëvendosje", Albin Kurti, nuk do të paraqitet as diten e sotme gjatë seancës gjyqësore të radhës kundër tij lidhur me protestat e 10 shkurtit 2007. Vetë Kurti ka pohuar se nuk do të paraqitet në ndonjë seancë tjetër gjyqësore kundër tij pasi e ka konsideruar procesin si të motivuar politikisht kundër tij. Në një kohë, kur deri tani rezulton se janë mbledhur 76 mijë nënshkrime të qytetarëve që e kundërshtojnë këtë proces.

Në protestën e 10 shkurtit 2007 u vranë dy qytetarë, Arben Xheladini dhe Mon Balaj dhe dhjetëra të tjerë u plagosën.

Këta të dy kanë qenë aktivistë të lëvizjes qytetare "Vetëvendosja", e cila kryesohet nga Albin Kurti.

Ndërkaq, hetimet ndërkombëtare vërtetuan se viktimat u vranë nga plumbat e gomës të gjuajtur nga UNMIK, por ky i fundit nuk mori asnjë përgjegjësi për vrasjet.

n.e/NOA

KOMENTE