Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Gati për vrasje me armë, e ndalon policia
English

Gati për vrasje me armë, e ndalon policia

Laç, 22 shkurt, NOA - Ishte nisur për të përfunduar në një tragjedi, po për fat të mirë me ndërhyrjen e forcave të policisë, gjithçka është shmangur me sukses.

Bëhet fjalë për një konflikt të çastit mes dy personave në aksin rrugor Laç-Milot, i cili gati sa nuk ka përfunduar në vrasje me armë zjarri mes të dyve.

Lajmi konfirmohet nga forcat e policisë për agjencinë e Lajmeve NOA, sipas të cilave ato kanë ka bërë të mundur parandalimin e kësaj vrasje.

Mësohet më tej se incidenti ka ndodhur mes personave të Bajram Vokrri, 46 vjeç dhe atij me incialet T.A, ku ky i fundit gati sa hnuk është bërë viktimë e sulmit me armë nga i pari.

Por është dashur ndërhyrja e policisë për parandalimin e vrasjes dhe arrestimin e Vokrrit së bashku me armën e krimit.

Grupi hetimor nga ana e tij po studion të gjitha rrethanat që gati nuk çuan në aktin e rëndë.

n.e/NOA

KOMENTE