Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Gjendet i vdekur mbi shinat e trenit
English

Gjendet i vdekur mbi shinat e trenit

Lushnje, 22 shkurt, NOA - Një 45 vjeçar nga qyteti i Lushnjes është gjetur i vdekur në trasenë e shinave të trenit. Lajmi bëhet i ditur nga policia e qytetit të Lushnjes, ku sqarohet se i vdekuri kish probleme me alkolin dhe në trupin e tij nuk ka pasur shenja dhune.

"Nga veprimet e para hetimore rezultoi se trupi i pajetë i përket shtetasit Behar C, 45 vjeç, banues në Lushnje. Në trupin e viktimës nuk u vërejtën shenja dhune dhe në vijim të veprimeve hetimore ky shtetas njihej si përdorues alkoli, tej normave të lejuara", thuhet në njoftimin e policisë në lidhje me ngjarjen.

Policia sqaron se 45 vjeçari është gjetur sot rreth orës 07.00, në vendin e quajtur "Stacioni i trenit" në fshatin Dushk të rrethit Lushnjë.

m.xh/NOA

KOMENTE