English

Lufthansa padit në gjykatë grevistët

Berlin, 22 shkurt, NOA - Ndërsa 4 mijë pilotë të kompanisë më të madhe ajrore evropiane, Lufthansa, kanë nisur sot grevën e paralajmëruar 4-ditore, drejtuesit e saj kanë kërkuar nga gjykata që ta ndalojë atë. Pilotët e kompanisë gjermane të fluturimeve kanë filluar një grevë katër ditore, si pasojë e së cilës janë anulluar 3200 fluturime, gjë që ka shkaktuar shumë vështirësi Greva në transportin ajror në Gjermani dhe më gjerë.

Greva ka për qëllim të kundërshtojë planet e kompanisë, që synon të ulë koston e fluturimeve duke punësuar pilotë të huaj, të cilët janë të gatshëm të punojnë për rroga më të ulëta se të pilotëve aktualë.

Një gjë e tillë duket se i ka nxehur shumë pilotët gjermanë, të cilët kanë reaguar përmes një greve 4-ditore.

n.e/NOA

KOMENTE