English

Mjedisi, Shqipëria në vendin e 23 në botë

Davos, 22 shkurt, NOA - Shqipëria renditet në vendin e 23-të në botë për indeksin e performancës mjedisore. Raporti është publikuar në Zvicrës dhe Shqipëria është e vlerësuar me 71.4 pikë nga 100 të mundshme. Në renditje bëjnë pejsë 163 vendet të monitoruara nga EPI.

Ministria e Mjedisit njofton se, monitorimi, vlerësimi, hartimi dhe publikimi i raportit është bërë nga katër qendra të specializuara dhe prestigjioze ndërkombëtare për mjedisin: Universiteti i Yale-s (Qendra për Politikat dhe Legjislacionin Mjedisor) dhe Universiteti Columbia (Qendra për Rrjetin Informativ Ndërkombëtar për Shkencën e Tokës) në SHBA, Qendra Kërkimore e Përbashkët e Komisionit Europian në Ispra, Itali dhe Forumi Ekonomik Botëror në Gjenevë të Zvicrës.

"Rezultatet janë nxjerre nga grumbullimi dhe përpunimi i të dhënave nga institucione të specializuara si Banka Botërore, Organizata Botërore e Shëndetësisë, Programi i Kombeve të Bashkuara për Mjedisin (UNEP), UNICEF, FAO, etj", thuhet në njoftimin e ministrisë së mjedisit.

Kategoritë e monitoruara përfshijë, mjedisin e shëndetshëm, cilësinë e ajrit, menaxhimin e burimeve ujore, biodiversitetin dhe habitatet, pyjet, peshkimin, bujqësinë dhe ndryshimet klimatike.

"Janë monitoruar 25 tregues si përmbajtja në ajër e dioksidit të sulfurit, ozoni, karboni industrial, grimcat e pluhurit, emisionet në ajër për frymë të popullsisë, përdorimi i pesticideve, biodiversiteti, zonat e mbrojtura, indeksi i cilësisë së ujit, etj. Treguesit e publikuar nga të dhënat e monitoruara janë vlerësuar edhe në kuadrin e masave dhe politikave që janë ndjekur për përmirësimin e tyre", thuhet në njoftimin e ministrisë së Mjedisit.

m.xh/NOA

KOMENTE