Warning: file_get_contents(): php_network_getaddresses: getaddrinfo failed: Name or service not known in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: php_network_getaddresses: getaddrinfo failed: Name or service not known in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Morati, mes polemikave dhe Çelsit
English

Morati, mes polemikave dhe Çelsit

Milano, 22 Shkurt NOA - Presidenti i Interit Masimo Morati po kalon një periudhë mjaft të ndërlikuar, e cila lidhet paralelisht me ekipin e tij. Tashmë ai gjendet mes polemikave të ndeshjes të së shtunës me Sampdorian dhe në sfidën e vështirë e cila e pret në mesjavë me Çelsin e Ançelotit.

Morati për sa i përket sfidës me Sampdorian ka deklaruar se ekipi tregojë që është mjaft mirë fizikisht ku dhe pse luajtën me nëntë lojtarë arritën të merrnin një barazim mjaft me vlerë gjë e cila sipas presidentit zikaltër do ti japë kurajë për ndeshjen me Çelsin ku ekipi do të jetë i plotë.

Për sa i përket gjestit të Mourinjos i cili bëri shënjën e prangave në sfidën e së shtunës Morati nuk ka dashur të polemizojë duke mos bërë asnjë koment në lidhje me këtë skenë.

Duke qenë se sfida e Champions League po afrohet ai ka deklaruar se nuk i tremben aspak Çelsit dhe do të luajnë në një nivel me ekipin e drejtuar nga Ançeloti ku ai ka theksuar se kërkon fitoren nga ekipi i tij.

r.b/NOA

KOMENTE