English

Nis greva e 4 mijë pilotëve të Lufthansës

Berlin, 22 shkurt, NOA - Afro 4 mijë pilotë të kompanisë gjermane, Lufthansa, kanë filluar sot grevën katër ditore, e cila ka në qendër të saj kërkesën për një siguri më të madhe të vendeve të punës. Lufthansa është kompania më e madhe ajrore në Evropë dhe bëhet me dijeni se për shkak të grevës, pritet që afro 800 fluturime në ditë, do të anulohen. Ndërkaq, shoqëria ajrore shpreson të realizojë vetëm një program me 600 fluturimet më të rëndësishme, përmes një plani përkatës emergjent i cili u publikua në internet.

Bëhet me dijeni se të prekur nga kjo grevë janë edhe shoqëria bijë e Lufthansës Germanvings dhe si dhe spedicioni.

n.e/NOA

KOMENTE