English

Voods kthehet në klinikë me Elin

Majemi, 23 Shkurt NOA - Numri një i golfit Tiger Voods është kthyer në klinikën e tij në të cilën po zhvillon një terapi e cila mund ta ndihmojë nga "sëmundja" e tij e varësisë seksuale. Këtë herë ai ka shkuar në klinikë përkrah me Gruan e tij Elin e cila me sa duket e ka zbutur pak sjelljen e saj në drejtim të Tiger, kjo pas faljes të cilën ai e kërkoi publikisht në mediat Amerikane.

Tiger pranoi para gjithë publikut gabimet e tij dhe kërkoi ndjesë për ato, ku kjo gjë me sa duket ka ndikuar pozitivisht ke gruaja e tij dhe sipas një miku të Voods ajo ishte një shou vetëm për Elin, dhe me sa duket Tiger ja ka arritur qëllimit duke qenë se për në terpainë e tij, ai është shoqëruar nga Elin madje kanë qenë së bashku kur hipën në avion.

Kjo nuk do të thotë se Elin ka ndërmend të kthehet me Tiger, ku sipas burimeve të medieve në SH.B.A flitet se tashmë ajo ndjen vetëm keqardhje dhe po përpiqet të ndihmojë numrin një të golfit të dalë nga kjo situatë e vështirë.

r.b/NOA

KOMENTE