Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Berisha: Opozitës, çdo gjë për zgjedhjet
English

Berisha: Opozitës, çdo gjë për zgjedhjet

Tiranë, 25 shkurt, NOA Update - Opozita ka të drejtën për të kërkuar garancitë më të mëdha për një proces zgjedhor, duke qenë të vetëdijshëm se kjo është e drejta më legjitime e një opozite.

Këtë fakt e ka pohuar gjatë fjalës së tij në seancë plenare, vetë kryeministri Berisha, duke argumentuar se ai e garanton opozitën se do të ketë jo vetëm veton, por do jetë përcaktuese në të gjithë kuadrin elektoral në rast se dëshiron, edhe sistemin zgjedhor le ta ndërrojë.

"Berisha nuk ka lënë asnjë koncesion pa bërë, nuk jam nisur asnjëherë t'i diktoj opozitës se e kam konsideruar detyrën më parësore për t'i dhënë asaj garanci të plota dhe kemi arritur në një reformë zgjedhore, shumë të rëndësishme", tha ai.

Duke shtuar se "nëse Ruçi sjell këtu propozimin për kutinë e Ruzhdies, aty ku komisionerët socialistë ikën që në mëngjes me vulën në xhep, kjo nuk përbën kauzë".

"Kohët janë shumë të veçanta për Shqiprinë dhe shqiptarët. Janë kohët e një procesi jetik dhe vendimtar për të kapur të ardhmen e tij. Presim kritikën e opozitës, vështrimin e saj kundërshtues, oponencën, por edhe mbështetjen e saj në këtë proces", e përfundoi fjalën e tij Berisha.

Duke mos harruar të theksojë faktin se problemi i kutive qëndron tek gjykatat dhe se ndarja e pushteteve është një gjë që duhet respektuar.

n.e/NOA

KOMENTE