Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Cila është Ruzhdia
English

Cila është Ruzhdia

"Ruzhdia? Ajo është një qendër elektorale, në të cilën tre komisionerë të PS-së u larguan që në mëngjes, morën vulën dhe ikën. Unë po ju them juve, të nderuar zotërinj, se simetrizmi i komisioneve është një nga shtyllat më kryesore të sistemit tonë për transparencën dhe mbi këtë bazë kemi rënë dakord 50% e Shqipërisë"

Nga Sali Berisha*

Kryeministër

Dola këtu për të përshëndetur vendimin e opozitës shqiptare, grupit të saj parlamentar për të ardhur sot në Kuvend, për të marrë të gjitha përgjegjësitë kushtetuese që deputeti ka përpara atyre që e kanë votuar dhe e kanë sjellë në Parlament.

Gjithashtu, jam këtu për të garantuar opozitën për vendosmërinë time të palëkundur që të bashkëpunoj ngushtë me të duke respektuar të drejtat e saj, pushtetin e saj, autoritetin e saj moral. Kohërat janë shumë të veçanta për Shqipërinë dhe shqiptarët. Janë kohërat e një procesi jetik dhe vendimtar për këtë komb, për të kapur të ardhmen e tij dhe shqiptarët më shumë se çdo komb tjetër, edhe sot, të ardhme më të mirë konsiderojnë të ardhmen në BE. Janë reforma të shumta e të gjithanshme të cilat presin kontributin e opozitës, presin kritikën e opozitës, vështrimin e saj kritik, oponencën e saj, por edhe mbështetjen e saj.

Me opozitën, në mandatin që shkoi, pavarësisht nga lufta normale politike, është proceduar me reformat më të thella të cilat bënë të mundur arritjen më madhore të Shqipërisë dhe shqiptarëve pas pavarësisë, anëtarësimin në NATO. Unë kam bindjen se së bashku ne do t'ia dalim që të meritojmë vlerësimet pozitive për të gjitha etapat e procesit të integrimit në BE, statusin e kandidatit dhe etapat e tjera të këtij procesi.

Ka një kundërshti të cilën unë dhe askush nuk mund ta injorojë dhe kjo kundërshti ka të bëjë me një perceptim të ndryshëm të një realiteti, por ka të bëjë edhe me një të drejtë të padiskutueshme të opozitës, që të kërkojë garancitë më të mëdha për një proces zgjedhor. Duke qenë i vetëdijshëm se kjo është një e drejtë legjitime, më legjitimja e një opozite, në katër vitet që shkuan ata, të cilët bashkëpunuan në procesin elektoral, e dinë se Sali Berisha nuk ka lënë koncesion pa bërë, në mënyrë absolute çdo koncesion. Unë nuk jam nisur asnjëherë t'i diktojë opozitës vullnetin tim. Pse s'e kam pranuar këtë? Sepse e kam konsideruar detyrë time më kryesore t'i japë asaj garanci të plota dhe prandaj kemi arritur në një reformë zgjedhore shumë të rëndësishme.

Sërish jam këtu për të garantuar opozitën se do të ketë jo vetëm veto, por do të jetë përcaktuese në të gjithë kuadrin elektoral. Në rast se dëshiron, edhe sistemin le ta ndërrojë, në rast se dëshiron, le të përdorim teknologjitë më të larta, ndonëse, besoj, se me procesin e numërimit e zgjedhjeve të fundit, ne realizuam një gjë të parealizuar deri më sot. Besoj se është e domosdoshme që opozicionet të afrohen, le të përpiqemi të afrojmë perceptimin e realitetit,sepse nuk ka asgjë më të rëndësishme për të arritur në konkluzione të drejta sesa të prekësh realitetin, të përpiqesh të bësh Shën Thomanë.

Po do t'u lutem në rast se zoti Ruçi paraqet këtu Ruzhdien, të dashur qytetarë dhe qytetare shqiptarë, cila është Ruzhdia? Ajo është një qendër elektorale, në të cilën tre komisionerë të PS-së u larguan që në mëngjes, morën vulën dhe ikën. Unë po ju them juve, të nderuar zotërinj, se simetrizmi i komisioneve është një nga shtyllat më kryesore të sistemit tonë për transparencën dhe mbi këtë bazë kemi rënë dakord 50% e Shqipërisë. Ju jeni maxhoritarë dhe 50% të pjesës tjetër jemi ne maxhoritarë. Pra, jemi ndarë fifty-fifty. Por në qoftë se tre komisionerë porositen, unë, të jeni të sigurt ju, duke shprehur respektin më të madh për komisionerët, asnjëherë nuk mund të zotohem për integritet, megjithatë, atë qendër, është Gjykata e Apelit që e ka hedhur poshtë. Nuk urdhëroi përsëritje zgjedhjesh. E hodhi poshtë dhe nga Sali Berisha nuk keni pasur dhe nuk do të keni asnjë akuzë. Problemi është me gjykatën. Me ju, jo! Asgjë.

Së dyti, realitetet duhet të përpiqemi t'i perceptojmë siç janë. Ju dëgjoj në mënyrë të përsëritur të citohet një vendim i gjykatës, por, zonja dhe zotërinj deputetë, të dashur qytetare dhe qytetare shqiptarë, tre muaj më parë Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë i tha legjislativit shqiptar se ti nuk mund të hetosh pushtetin dhe qeverinë vendore. Nuk mund të hetosh, sepse cenon autonominë e tyre, pavarësisht se ai hetim bazohej mbi fakte dhe dokumente dhe këtë vendim të dyja palët nuk e kemi vendosur në diskutim, për shqiptarët, për ne, për ne të gjithë. Ka një pavarësi tjetër që është më e rëndësishme se pavarësia e pushtetit vendor dhe kjo është pavarësia e pushtetit gjyqësor. Atëherë, nëse ne kujdesemi, nëse ne na imponohet nga një pushtet tjetër, që të respektojmë autonominë e pushtetit vendor, dhe absolutisht nuk kam objeksion, besoj se ndarja madhore janë tre pushtete: legjislativi, ekzekutivi dhe gjyqësori. Pra, Gjykata Kushtetuese ndërhyri edhe brenda degës së pushtetit ekzekutiv. Besoj se edhe kultura juaj parlamentare sepse shumë prej jush keni disa legjislatura në Kuvend, është e mjaftueshme të na bëjë ne ta perceptojmë njëlloj realitetin dhe jo në dy mënyra të ndryshme dhe pastaj të mbetemi me slogane që nuk na shërbejnë për asgjë.

(*) Fjala e mbajtur në Kuvend

KOMENTE