English

Evakuimet, ja sa janë kryer

Shkodër, 25 shkurt, NOA - Mëse dhjetëra banorë janë evakuar tashmë nga zonat e përmbytura në qarkun e Shkodrës, me ndihmën e Forcave të Armatosura. Lajmi konfirmohet prej tyre, duke saktësuar konkretisht se me 2 mjete transporti janë evakuuar 100 veta tek ura e Bunës në Renc në komunën Guri i Zi. Ndërsa me 45 vetë dhe 2 mjete janë ngritur 2 kampingje me 30 çadra. 15 nga këto të fundit janë ngritur në fshatin Suka të Dajçit, ndërsa 15 të tjera në Pentar.

Ndërkaq, në fshatin Daragjat bëhet me dijeni se janë mbushur 700 thasë me rërë në argjinaturë, ndërsa një efektiv prej 20 vetësh dhe 1 mjet transporti po qëndrojnë në gatishmëri në komunën Bërdicë.

Nga ana tjetër, 25 vetë dhe 3 mjete në fshatin Oblikë kanë ngritur 2 çadra dhe kanë dërguar e vënë në gatishmëri 3 motobarka dhe një varkë.

Ndërsa me disa mjete janë transportuar 42 m3 materiale inerte dhe 34 copë elemente të qendrave të zjarrit e barabartë me 204 ton etj.

n.e/NOA

KOMENTE