Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Forcat e Armatosura, ndihma për përmbytjet
English

Forcat e Armatosura, ndihma për përmbytjet

Shkodër, 25 shkurt, NOA - Strukturat e Forcave të Armatosura, ku përfshihen ato Tokësore, Ajrore, Brigada e Mbrojtjes Rajonale etj, po angazhohen për të ndihmuar zonat e përmbytura në kuadrin e situatës së emergjencës në qarkun e Shkodrës. Në këtë kuadër, ata po ndërmarrin evakuimin e njerëzve dhe gjësë së gjallë nga zonat e përmbytura, ndërtimin e kampingjeve për strehimin e popullsisë, hapjen e rrugëve dhe transport inertesh, përmirësimin e infrastrukturës rrugore në zonat e dëmtuara, përforcimin e argjinaturave, përmirësimin e infrastrukturës në zonat e përmbytura si edhe transportimin dhe shpërndarjen e ndihmave ushqimore.

Të gjitha forcat dhe mjetet ushtarake janë përqëndruar në një komandë të vetme në Batalionin e Këmbësorisë Malore në Vaun e Dejës.

Në zonën e operacionit janë përqendruar 192 forca: 17 mjete transporti, 10 mjete të rënda (5 astra, 2 fadroma, 2 eskavatorë, 1 vinç); 17 motobarka dhe barka (13 motobarka dhe 4 barka) dhe 2 ambulanca; 1 qendër mobile për mbështetje me komunikim të operacionit nga bnd. Për datën 24.02.2010 u aktivizuan 196 forca, 10 mjete të rënda dhe 10 varka në zonat: Bashkia Shkodër, komuna Dajç dhe komuna Bushat.

n.e/NOA

KOMENTE