Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Franca: Rusia s'është më Bashkimi Sovjetik
English

Franca: Rusia s'është më Bashkimi Sovjetik

Paris, 25 shkurt, NOA - Franca e argumentuar shitjen e armëve luftarake ndaj Rusisë si një proces normal mes dy shteteve dhe ka ftuar vendet e tjera të mos e paragjykojnë me Rusinë.

Ministri i mbrojtjes i Francës, Herve Moren, e ka mbrojtur shitjen e luftanijes moderne franceze në Rusi, duke thënë se kritikët nuk duhet ta trajtojnë Rusinë sikur ish Bashkimin Sovjetik.

Ai tha se i kupton shqetësimet e shteteve baltike, lidhur me synimet e Moskës, duke "pasur parasysh historinë e kaluar të marrëdhënieve të tyre me Rusinë".

Megjithatë, sipas zotit Moren, ky fakt nuk duhet të nënkuptohet si përjashtim i Rusisë nga partneriteti për paqe dhe siguri në Evropë.

Këto komente zoti Moren i bëri në Palma de Majorka të Spanjës, në takimin e ministrave të mbrojtjes së Bashkimit Evropian.

Franca është pajtuar që t'i shesë Rusisë një luftanije Mistral dhe po e shqyrton mundësinë e kërkesës për shitje të tri anijeve të tjera.

Secila luftanije kushton ndërmjet 550 e deri në 690 milionë dollarë.

NOA/EL

KOMENTE