Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
ISKSH: Pas publikut, financim dhe në privat
English

ISKSH: Pas publikut, financim dhe në privat

Tiranë, 25 shkurt, NOA - Instituti i Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor ka planifikuar të financojë shërbimet shëndetësore dhe në sektorin privat. Drejtoresha e ISKSH, Elvana Hana, në një seminar organizuar sot në ambientet e hotel "Sheraton" deklaroi se kjo do të ndodhë në një fazë më të vonshme kur do të mundësohen kontrata me sektorin privat për shërbime të caktuara.

"Nëse së afërmi, ligji i ri i financimit të skemës së sigurimeve shëndetësore do të konkretizohet, standardet do të bëhen obligative për blerjen e shërbimeve, ndërkohë që për herë të parë, do të mundësohen kontrata me sektorin privat për shërbime të caktuara.

Ne jemi të bindur se konkurrenca do të shkojë në të mirë të pacientëve dhe njëherësh, do të forcojë shërbimin shëndetësor publik", u shpreh Hana.

Por, tashmë sfida kryesore e ISKSH është mbulimi me shërbime i 80 për qind të popullatës shqiptare.

Sipas statistikave tona, sot, marrin shërbimet shëndetësore të skemës së sigurimeve rreth 1.2 milionë shqiptarë.

Shifra është rritur me ritme të shpejta 3 vitet e fundit, por sfida jonë e madhe është shtrirja e mbulimit shëndetësor për 80 % të popullatës në vitet në vijim.

Sikurse ka ndodhur me shërbimin parësor, do të ketë një paketë të veçantë edhe në shërbimin spitalor, por, këto shërbime ISKSH do t'i blejë duke kërkuar standarde optimale për pacientët", u shpreh znj.Hana.

Sipas drejtoreshës Hana, ulja e pagesave informale do të rrisë cilësinë e shërbimeve për pacientin pasi të ardhurat dytësore do të shërbejnë për investime në sektorin shëndetësor.

b.a/NOA

KOMENTE