English

Konfirmohet piktura e Van Gogh

Hagë, 25 shkurt, NOA - Një pikturë në vaj e mjeshtrit Vincent Van Gogh, e cila daton që nga 1886, ka marrë dëshminë e autencitetit si punë e tij, njoftoi këtë mesjavë një nga kuratorët e Muzeut Zvolea në Hollandë.

Piktura që është e realizuar me vaj në kanavacë dhe që titullohet "Mlin Blit" ka dimensione 38 me 55,2 centimetra, dhe është treguar dhe për median vendase këtë javë. Këtë pikturë e bleu më 1975 në Roterdam, ish-drejtori i Muzeut, Bojman.

"Analiza e pikturës së Van Gogh-ut filloi më 2007 dhe rezultatet e para janë marrë më 2009", ka bërë me dije drejtori aktual i muzeut Ralf Kening. Muzeu do të paraqesë punën e fundit bashkë me dy punë të tjera të Van Gogh në muze dhe vizitorët do të jenë në gjendje për t'i parë ato, që nga 4 Korriku.

m.s/NOA

KOMENTE