Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Merkel: Euro në situatë të vështirë
English

Merkel: Euro në situatë të vështirë

Berlin, 25 shkurt, NOA - Monedha e Eurozonës, euroja, ndodhet aktualisht në "një situatë të vështirë" për herë të parë që nga vënia e saj në qarkullim. Një fakt të tillë e ka bërë me dijeni vetë kancelarja gjermane, Angela Merkel, sipas të cilës vendet e Eurozonës të prekura nga kriza duhet të adresojnë së pari problemet që lidhen me qëndrueshmërinë e buxheteve. Më tej, duke folur në një intervistë për qëndrimin e Evropës në lidhje me Iranin, ajo ka përforcuar gatishmërinë e saj për sanksione të ashpra kundër këtij vendi.

Lidhur me këtë ajo tha se edhe shtetet deri tani skeptike si Rusia dhe Kina mbështesin sanksionet.

Në të njëjtën kohë ajo ofroi mirëkuptimin e ekonomisë gjermane për sanksionet e mundshme të Kombeve të Bashkuara kundër Teheranit.

Pasojat nga një Iran i armatosur me armë bërthamore dhe rreziku i vënjes në lëvizje të një gare armatimi në Lindjen e Mesme janë më të mëdha se sa humbja e marrëveshjeve tregtare.

Sipërmarrjet gjermane e llogarisin Iranin si patnerin më të rëndësishëm të tregtisë.

n.e/NOA

KOMENTE