Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
PS del nga Kuvendi: Berisha na provokoi
English

PS del nga Kuvendi: Berisha na provokoi

Tiranë, 25 shkurt, NOA Update - "Ne erdhëm këtu për t'i dhënë një zgjidhje krizës politike dhe prisnim një përgjigje pozitive nga mazhoranca, por kryeministri Berisha na fyeu dhe na provokoi".

Me një argumentim të tillë, kreu i Asamblesë së Partisë Socialiste, Gramoz Ruçi ka komentuar largimin nga salla të 64 deputetëve socialistë, menjëherë pas fjalës së mbajtur nga kryeministri.

Sipas tij, megjithëse Berishës iu la një afat kohor për t'u menduar mbi përgjigjen, "ai e dha menjëherë atë, duke fyer dhe provokuar opozitën".

E në këtë mënyrë, e ka mbyllur fjalën e tij Ruçi duke pohuar se opozita që nga ky moment do ta bojkotojë sërish Kuvendin.

Kështu ka ndodhur në fakt, pasi deputetët socialistë janë ngritur menjëherë nga vendet e tyre në sallën e parlamentit, për të dalë jashtë saj, në shenjë vijimi të bojkotit, të cilët ata në fakt sapo e thyen duke hyrë në seancën e sotme plenare.

n.e/NOA

KOMENTE