English

PS: Si duhet komisioni hetimor për zgjedhjet

Tiranë, 25 shkurt, NOA - Partia Socialiste ka publikuar dokumentacionin që i dorëzoi sot Kuvendit lidhur me propozimet e saj për zgjidhjen e krizës politike në vend. Njëri prej tyre është edhe ai "Për ngritjen e komisionit hetimor të Kuvendit për transparencën e zgjedhjeve të përgjithshme të mbajtura në 28 qershor 2009". Ai parashikon që ky komision të ketë si objekt të punës hetimin e akuzave dhe dyshimeve publike të ngritura nga partitë politike si dhe vëzhguesit për moszbatim të legjislacionit në lidhje me procesin e numërimit dhe vlerësimit të votave në VNV-të.

Por ai parashikon edhe hetimin e dyshimeve dhe akuzave për proces të parregullt votimi në qendrat e votimit; hetimin e veprimtarisë të administratës së KQZ në lidhje me dështimin apo mangësitë e shfaqura në përdorimin e teknologjisë mbështetëse të monitorimit në procesin e numërimit të votave, si edhe hetimin eakuzave publike për përdorim të mjeteve publike si dhe të administratës publike të çdo niveli, në favor të subjekteve të caktuara zgjedhore etj".

Ndërkaq, PS kërkon në variantin e saj që hetimi i shkeljeve të përfshijë edhe këqyrjen dhe administrimin e materialeve zgjedhore dhe fletëve të votimit që ndodhen në kutitë e votimit nën administrimin e KQZ-së;

"Komisioni hetimor parlamentar përbëhet nga 15 anëtarë, shumica të cilëve i përket partisë më të madhe të opozitës, që ka edhe kryesimin e komisionit", përfundon propozimi i selisë rozë.

n.e/NOA

KOMENTE