Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Si të dënohen krimet e komunizmit?
English

Si të dënohen krimet e komunizmit?

Pragë, 25 Shkurt NOA/RFE - "Krimet e komunizmit" është titulli i konferencës që ka filluar në Pragë e që po fokusohet te trashëgimia e komunizmit, rrugët e ndëshkimit për shkelësit e të drejtave të njeriut të asaj kohe, si dhe në faktin se regjimet komuniste ende ekzistojnë.

Zyrtarë qeverish, intelektualë dhe ish-disidentë, shumica nga vendet e Evropës qendrore e lindore, po ndjekin punimet e konferencës. Irzhi Liska, nënkryetari i Senatit çek, në fjalën hyrëse theksoi nevojën për të ekzaminuar në tërësi të shkuarën komuniste dhe veprimet që duhen marrë sot. "Është detyra, përgjegjësia dhe angazhimi ynë, jo vetëm ndaj miliona viktimave të komunizmit totalitar, por ndoshta edhe më shumë për hir të së ardhmes sonë të lirë e demokratike, që të analizojmë të shkuarën tonë", tha Liska. Dështimi për t'iu qasur si duhet së shkuarës komuniste ka çuar në thyerjen e besimit ndaj institucioneve demokratike që zëvendësuan komunizmin, tha Liska. Shumica e vendeve të Evropës qendrore e lindore e kanë dënuar të shkuarën e tyre komuniste. Shumë prej tyre kanë ndaluar me ligj kthimin në pozita të caktuara për ish-funksionarët e regjimit komunist. Në Poloni, shumë nga krerët e komunizmit, përfshirë dhe gjeneralin Jaruzelcki, janë në gjyq për krimet e kryera gjatë komunizmit. Por, hapa të tillë kanë qenë të rrallë në vendet e tjera. Liska, megjithëse kërkoi dënimin e përgjegjësve për krime, pranoi dhe faktin se është e vështirë për t'u bërë një gjë e tillë në praktikë. "Mendoj se duhet të pranojmë që totalitarizmi është fenomen që përfaqëson krim kundër shoqërisë e moralit në tërësi, që nuk mund të dënohet thjesht me mjete juridike. Së paku kështu duket prej brenda vendeve që dolën nga totalitarizmi", tha Liska. Ky i fundit kërkoi hapjen e plotë të arkivave si dhe studimin e dëbimeve, ekzekutimeve, kampeve të punës në kohën e komunizmit, në mënyrë që gjithçka e çdokush të ketë një emër. Një nga folësit kryesorë të konferencës ishte një kujtesë për shumëkënd se komunizmi nuk është diçka e së shkuarës. "Komunizmi është krim. Por, sot, ju po mbani një konferencë, ku flisni për të dhe kjo është e jashtëzakonshme. Duhet ta vlerësojmë si duhet trashëgiminë e komunizmit. Por, komunistët ende janë në drejtimin e punëve në Kinë. Nuk mund ta harrojmë këtë", tha Harri Vu, i cili ka kaluar afro 20 vjet në kampet e punës së detyruar në Kinë. Në vitin 1979, pas lirimit nga kampet e punës, ai emigroi në Shtetet e Bashkuara dhe drejton një fondacion që merret me studimin e shkeljeve të të drejtave të njeriut në Kinë. Vu theksoi se Perëndimi është përfshirë ekonomikisht me Kinën, por nuk duhet të harrojë natyrën shtypëse të regjimit komunist. Kina është një nga katër vendet komuniste sot në botë. Të tjera vende komuniste janë: Laosi, Kuba dhe Vietnami. Ka nga ata që e konsiderojnë dhe Korenë e Veriut si shtet komunist. Konferenca është organizuar nga Instituti për Studime të Regjimeve Totalitare, i cili e filloi aktivitetin në vitin 2008. Në të njëjtin vit, në Pragë u organizua nënshkrimi i Deklaratës së Pragës për ndërgjegjen evropiane mbi komunizmin, e cila bën thirrje për t'i dënuar përgjegjësit për krimet e kryera nën komunizëm.

KOMENTE