Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Vasili: Si do të bëhet reforma në shëndetësi
English

Vasili: Si do të bëhet reforma në shëndetësi

Tiranë, 25 shkurt, NOA - Ministri i Shëndetësi Petrit Vasili u shpreh sot se përmirësimi i shërbimit shëndetësor kërkon investime dhe vetë shëndetësia duhet të konceptohet si një produkt tregu.

Në seminarin me temë "Sfida e ekonomisë sociale në tregun e sektorit të shëndetësisë", Vasili paraqiti katër pika ku sipas tij duhet të përqendrohet reforma.

E para ka të bëjë me zbatimi në një shkalle më të gjerë të mjekësisë së familjes, kujdesit shëndetësor parësor shoqëruar me elementë të rëndësishëm strukturore si përkufizimi i paketës bazë të shërbimeve, apo dhe me ndryshime organizative përfshirë këtu delegimin e përgjegjësive financiare dhe menaxhuese në këtë nivel. Vasili u shpreh se pika e dytë ka të bëjë me transformimi i ISKSH-së në një burim të vetëm financimi për kujdesin shëndetësor parësor dhe atë sekondar.

Ndërsa pika e tretë ka të bëjë me "përgatitjen e një strategjie rikonfigurimi për shërbimin spitalor për të ri-orientuar sistemin e ofrimit të shërbimit shëndetësor drejt atij parësor dhe për të rritur efiçencën e spitaleve nëpërmjet zhvillimit të standardeve spitalore në bazë të strukturës, procesit dhe rezultateve të tyre".

Ndërsa pika e katërt ka të bëjë me institutionalizimi i sistemeve të Llogarive Kombëtare Shëndetesore.

m.xh/NOA

KOMENTE