English

Viti "Chopin 2010", shpallen aktivitetet

Tiranë, 25 shkurt, NOA - Me rastin e shpalljes së vitit "Chopin 2010" ministria e Kulturës në bashkëpunim me ambasadën polake dhe atë franceze në Shqipëri do të organizojnë një aktivitet, në të cilin do të paraqesin gjithë listën e veprimtarive në kuadër të këtij viti. Evenimenti në fjalë do të zhvillohet më 1 mars në mjediset e ministrisë së Kulturës, ndërsa do përshëndetet nga vetë ministri Xhaferaj, si edhe dy ambasadoret e trupave të lartpërmendura në vendin tonë.

Por aktiviteti do të shoqërohet edhe nga një koncert i pianistëve të rinj nën drejtimin e Anita Tartarit, duke patur në program shumë vepra të Shopeniy.

n.e/NOA

KOMENTE