English

Aksidentet, Vasili: Kanë kosto për mjekësinë

Tiranë, 26 shkurt, NOA - Sistemi ynë shëndetësor shpenzon 10 fish para për trajtimin mjekësor të një pacienti të aksidentuar. Ministri i Shëndetësisë, Petrit Vasili e cilësoi këtë një kosto të lartë për shëndetësinë. Sipas tij vdekshmëria nga aksidentet zë vendin e parë në listën e vdekjeve, pasi çdo vit po rritet numri i aksidenteve rrugore.

"Sipas të dhënave tona kemi një vdekje çdo ditë nga traumat ndërsa në total ky numër është 340 çdo vit. Kjo përbën një kosto të lartë për sistemin, pasi të mjekosh një pacient të traumatizuar është sikur të shpenzosh para për 10 pacientë të tjerë, ndaj kjo mbetet problematike", tha Vasili.

Sipas ministrit Vasili, shqetësuese mbetet kultura e dobët në dhënien e ndihmës së parë mjekësore qoftë nga policia qoftë nga qytetarët.

"Nuk është vetëm detyrë e policisë së rendit, por çdo qytetar duhet të dijë se çfarë ndihme do ti ofrojë të plagosurit. Një qafë e vendosur keq, apo një transport i nxituar, mund të ndikojë në cilësinë e jetës së të aksidentuarit", u shpreh ministri Vasili.

Një mënyrat e reduktimit të pasojave të aksidenteve është dhënia e shpejtë e ndihmës mjekësore.

Shpresa e ministrisë është projekti i pajisjes me aparatura moderne të 14 qendrave të urgjencës në 14 qytete të vendit përfshi dhe kryeqytetin.

b.a/NOA
KOMENTE