English

Austria, 100 mijë euro për përmbytjet

Tiranë, 26 shkurt, NOA - Qeveria austriake ka dhuruar 100 mijë euro për tu ardhur në ndihmë banorëve në zonat e përmbytura në veri të vendit. Lajmi konfirmohet nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë në Tiranë e cila sqaron se Kryetari i Dhomës së Austrisë, ka dhuruar personalisht 1 000 euro.

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë e ka cilësuar këtë si një fushatën sensibilizuese për tu ardhur në ndihmë banorëve të zonave të përmbytura në veriperëndim të vendit në fillim të këtij viti. Ajo u është drejtuar homologeve të saj prej nga ku ka marrë përgjigje pozitive.

"Dëshiroj të shpreh simpatinë time më të thellë për popullin shqiptar në lidhje me përmbytjet e mëdha dhe emergjencën civile në Shqipërinë veriperëndimore", thuhet në letrën që kreu i dhomës së tregtisë austriake ka i ka dërguar homologut të tij shqiptarë, Nikolin Jaka.

Kreu i dhomës së tregtisë austriake, Laitl thekson gjithashtu se "Këshilli i Ministrave të Austrisë ka rënë dakord të mbështesë Shqipërinë me ndihmë humanitare në shumën prej 100.000 Euro".

m.xh/NOA

KOMENTE