Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kap hajdutin duke vjedhur çantën e gruas
English

Kap hajdutin duke vjedhur çantën e gruas

Gjirokastër, 26 shkurt, NOA - Ka hyrë nga dritarja e tualetit për të vjedhur një banesë, por është pikasur nga i zoti i shtëpisë teksa ishte duke marrë paratë nga çanta e gruas. Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Gjirokastrës mëngjesin e sotëm rreth orës 01;30.

Lajmi konfirmohet nga Policia e Gjirokastër e cila zbardhe dhe detajet e vjedhjes dhe "arrestimit" të hajdutit nga vet i zoti i shtëpisë.

Policia bënë të ditur se Gentian Teleku, është futur në banesën e shtetasit H.S, në lagjen "18 Shtatori", Gjirokastër nëpërmjet dritares së tualetit.

"Në momentin që ky shtetas po largohej përsëri nga dritarja e tualetit , është kapur në flagrancë nga i zoti i banesës bashkë me sendet e vjedhura i cili ishte duke fjetur në dhomën e gjumit", thuhet në njoftimin e policisë së Gjirokastrës.

Më pas i pronari i banesës, H.S, ka lajmëruar policinë, e cila ka mbërritur menjëherë në këtë banesë duke bërë edhe arrestimin në flagrancë të këtij shtetasi për veprën penale të "Vjedhjes", parashikuar nga neni 134 i Kodit Penal.

Gentian Teleku ka qenë dhe më parë i dënuar për veprën penale të "Trafikut të lëndëve narkotike".

m.xh/NOA

KOMENTE