English

KLD: Gjyqësori, abuzime me dënimet

Vlorë, 26 shkurt, NOA - Ka shumë ankesa në Këshillin e Lartë të Drejtësisë në adresë të gjykatave Vlorë për gjykime të zvarritura, për masa sigurimi, apo për gjykime që pushohen për 5 minuta vonesë apo pushohen sepse pala ka ‘ngatërruar' datën.

Një konstatim të tillë e ka bërë zv/kryetari i KLD-së, Kreshnik Spahiu në analizën vjetore të gjykatave në Vlorë, duke vënë në dukje edhe faktin se për nga vetë specifika e zonës së Vlorës, një peshë të fortë duket se e zënë konfliktet mbi pronën.

"Duket sikur politika penale e juaja është më e butë sesa ajo e gjykatave të shkallës së parë. Të themi, gjykata e Lushnjës është ‘ankuar' se masat e sigurimit ‘arrest me burg' për zyrtarët e korruptuar, janë ndryshuar në ‘arrest shtëpie' ose ‘detyrim për paraqitje', sqaroi Spahiu lidhur me një fakt të tillë.

"Mesazhi që ne lançojmë do të ishte: gjyqësori e vlerëson të njëjtën rrethanë në mënyra të ndryshme", tha më pas ai duke vlerësuar situatën në fjalë.

Gjatë ditëve të fundit, KLD gjatë analizave vjetore në disa gjykata kyçe të vendit ka piketuar problematikat me të cilat ndeshet sistemit gjyqësor, duke lëshuar kritika ndaj gjykatësve për punë të dobët në lidhje me ndëshkimet penale në përgjithësi.

n.e/NOA

KOMENTE