English

Në rrezik pankina e Mançinit

Angli, 26 Shkurt NOA - Pasi është eliminuar dhe nga FA Cup tashmë tekniku Italian Roberto Mançini, nuk është më i sigurt në pankinën e ekipit të tij, të Manchester City.

Ardhja e tij solli shumë polemika pasi heqja nga detyra e Huge Grand nuk u pëlqye nga tifozët dhe lojtarët e skuadrës. Më pas për Mançinin erdhën dhe probleme të tjera ku së fundmi kujtojmë debatin e ashpër që ka patur me Bellamy, në të cilin ndërhynë dhe drejtuesit e klubit. Tashmë që është krijuar kjo situatë e vështirë vendi i italianit në pankinën e ekipit Anglez nuk është më i sigurt dhe këtë gjë e ka konfirmuar dhe shtypi anglez ku në veçanti ka qenë "Daily Mail" e cila ka deklaruar se Mançini duhet të mendojë për të ardhmen e tij.

Tashmë atij nuk i ngelet gjë tjetër vetëm të arrijë së bashku me ekipin e tij, objektivin e vetëm të mbetur, që është ai i kualifikimit për në Champions League në vitin e ardhshëm, ku dhe kjo nuk do të jetë e lehtë pasi konkurrenca për vendin e katërt në kampionatin Anglez është tepër e fortë dhe mjafton vetëm të përmendet ekipi i Liverpul i cili tashmë po gjen dhe formën e tij të vërtetë.

r.b/NOA

KOMENTE