English

Nuk i ndaloi policisë, arrestohet për vjedhje

Fier, 26 shkurt, NOA - Një 41 vjeçar nga qyteti i Patosit është arrestuar për vjedhje të tubave të puseve të naftës dhe 38 litra naftë. Polica e Fierit bënë të ditur se ka arrestuar sot Mersin Myftaraj, lindur dhe banues në Patos të rrethit Fier, me gjendje gjyqësore i padënuar më parë.

Aksioni ka nisur fillimisht si një procedurë rutinë për kontrollin e automjeteve. Por Myftaraj nuk i ka ndaluar policisë dhe kjo ka bërë që forcat blu të vazhdojnë ndjekjen e tij.

Më pas 41 vjeçari është larguar duke braktisur automjetin tip Volcvagen pa targa.

"Nga kontrolli i ushtruar këtij automjeti janë gjendur 2 bidona me nafte 38 kg gjithsej dhe 23 pjesë tubo çeliku që përdoren për bashkimin e tubave që shërbejnë për hapjen e puseve të naftës", thuhet në njoftimin e policisë. Myftaraj është arrestuar më pas nga policia.

m.xh/NOA

KOMENTE