Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
OAK: EULEX, jo presion ndaj Kurtit
English

OAK: EULEX, jo presion ndaj Kurtit

Prishtinë, 26 shkurt, NOA - Oda e avokatëve të Kosovës, përmes një deklarate për shtyp i ka kërkuar EULEX-it, i cili drejton procesin gjyqësor ndaj liderit të lëvizjes "Vetëvendosja", Albin Kurti, "që të mos përdorë metoda presioni ndaj tij". "OAK mbështet plotësisht angazhimet e deritanishme të avokatit Ramiz Krasniqi të caktuar nga gjykata për të vepruar si mbrojtës i Albin Kurtit. Njëkohësisht bënë të qartë të drejtën e avokatit mbrojtës në kualifikimin e procesit ndaj Albin Kurtit si pjesë e zgjedhjes së lejuar me ligj të strategjisë së mbrojtjes", thuhet më tej në këtë deklaratë.

Oda thekson më pas se është i papranueshëm çfarëdo kërcënimi qoftë kur vjen edhe nga gjykata, që bie ndesh me pavarësinë e rolit të avokatit. Edhe tërheqja nga detyra e avokatit mbrojtës, sipas saj, është veprim i lejuar ligjor dhe arsyeshëm nën rrethanat e refuzimit të klientit.

"Prandaj OAK kërkon urgjentisht një rishikim i thellë urgjent mbi legjislacionin penal i kompletuar plotësuar me dispozita të precizuara qartë dhe me institucione të harmonizuara si edhe të tejkalohen ngecjet dhe defektet në procesin e riemërimeve të zbatuara nga Komisioni i Pavarur duke përfshi edhe mbrojtjen nga ndikimet e jashtme duke mbështetur procesin thelbësisht vetëm në kriteret objektive të kualifikimit. Personat e zgjedhur në zyrë juridike duhet të jenë individë me integritet dhe të jenë të aftë me kualifikime dhe ushtrime të duhura në ligj. Çfarëdo metode e seleksionimit gjyqësor duhet të kujdeset kundër emërtimeve gjyqësore për motive keqdashëse", përfundon kjo deklaratë.

n.e/NOA

KOMENTE