Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Pollo: 180 mln USD për ndërtimin e rrugëve
English

Pollo: 180 mln USD për ndërtimin e rrugëve

Tiranë, 26 shkurt, NOA - Këshilli Drejtues i Fondit Shqiptar të Zhvillimit (FSHZH) diskutoi sot për grantin e dhënë nga Bashkimi Europian prej 180 milionë dollarësh. Ministri i Shtetit, Genc Pollo i cili është njëherësh dhe drejtues i këtij Këshilli u shpreh se ky grant do të përdoret për investime në rrugët rajonale dhe lokale.

"Ky fond i jepet qeverisë shqiptare në formë granti apo huaje të butë nga Bashkimi Evropian, bankat zhvillimore evropiane. Është financimi i dytë, pas atij të parit, që ka qenë në vlerë 107 milionë USD, i mbështetur gjithashtu nga institucionet ndërkombëtare zhvillimore, me të cilin janë realizuar apo janë duke u realizuar 304 km rrugë dytësore dhe lokale në të gjitha qarqet e vendit si psh: Peshkopi-Kala e Dodës-Kukës; Urë e Gorricës-Mbreshtan-Sinjë, në qarkun e Beratit; Lezhë-Vau i Dejës në qarqet Shkodër dhe Lezhë, e plot të tjera", u shpreh ministri i Shtetit, Pollo.

Ai shtoi se me realizimin e këtyre investimeve bërë i mundur avancimi në programin e qeverisë për ndërtimin e 1500 km rrugë rajonale dhe lokale, kosto e të cilit është afro 400 mln USD.

Pollo shtoi se objektivi i programit është përmirësimi i shërbimeve kryesore dhe tregjeve ekonomike nëpërmjet sigurimit të rrugëve të përshkueshme gjatë gjithë vitit për popullsinë.

Në plan të parë është përmirësimi i seksioneve prioritare të rrjetit rrugor rajonal si dhe përmirësimin e seksioneve prioritare të rrjetit rrugor lokal.

"Ky objektiv përfshihet në objektivat e Strategjisë Kombëtare për Zhvillim dhe Integrim 2007-2013", u shpreh Pollo.

m.xh/NOA

KOMENTE