English

Pollo: Edhe 180 mln USD për rrugët

Tiranë, 26 shkurt, NOA - Në dispozicion të Fondit Shqiptar të Zhvillimit, do të vendoset një financim me vlerën prej 180 milionë dollarësh për financimin e ri për rrugët dytësore dhe rajonale në vend. Ky fakt u bë me dijeni në mbledhjen e Këshillit Drejtues të Fondit Shqiptar të Zhvillimit ku u diskutua mbi aktivitetin e kryer për vitin 2009 nga ky institucion. Ministri i Shtetit, Genc Pollo, i cili është edhe kryetari i këshillit, u shpreh gjatë mbledhjes se "kjo shumë i jepet qeverisë shqiptare në formë granti apo huaje të butë nga Bashkimi Evropian, bankat zhvillimore evropiane".

:Është financimi i dytë, pas atij të parit, që ka qenë në vlerë 107 milionë USD, i mbështetur gjithashtu nga institucionet ndërkombëtare zhvillimore, me të cilin janë realizuar apo janë duke u realizuar 304 km rrugë dytësore dhe lokale në të gjitha qarqet e vendit si psh: Peshkopi-Kala e Dodës-Kukës; Urë e Gorricës-Mbreshtan-Sinjë, në qarkun e Beratit; Lezhë-Vau i Dejës në qarqet Shkodër dhe Lezhë, e plot të tjera", bëri me dijeni Pollo.

Në këtë mënyrë sipas tij, po realizohet programi që parasheh ndërtimin e 1500 km rrugë rajonale dhe lokale, kosto e të cilit është afro 400 mln USD.

Qeveria shqiptare ka nisur qe prej vitit 2008, realizimin e programit "Rrugët Rajonale dhe Lokale". I gjithë programi pritet të financojë rreth 1,500 km rrugë rajonale dhe lokale, me nje kosto totale afro 400 mln USD".

Programi është përkrahur e po përkrahet nga 8 donatorë ndërkombëtarë që deri më sot janë shprehur mjaft të kënaqur me cilësinë e zbatimit te programit dhe ndikimin e tij të prishmë në zhvillimin social e ekonomik të zonave rurale të vendit.

Ky objektiv perfshihet në objektivat e Strategjisë Kombëtare për Zhvillim dhe Integrim 2007-2013.

n.e/NOA

KOMENTE