English

PPE: E papranueshme hapja e kutive

Romë, 26 shkurt, NOA - Partitë Popullore Europiane kundërshtojnë kërkesën e Partisë Socialiste për hapjen e kutive në vendin tonë.

Deklarata është bërë nga ministrat e Jashtëm të Partive Popullore Evropiane, të cilët janë takuar në Romë, për të zhvilluar një takim parapërgatitor për samitin e Brukselit.

Deklarata që i kërkon PS-së, njohjen e zgjedhjeve dhe mos hapjen e kutive është bërë nga ministri i Jashtë i Italisë , Franko Frattini dhe Zëdhënësi për politikat e jashtme te EPP ne Parlamentin Evropian Elmar Brok. Në takim kanë qenë 12 minstra të Jashtëm partive që janë pjesë e PPE-së.

Partitë Popullore Europiane; "i kërkojnë partisë opozitare socialiste të pranojë rezultatin e konfirmuar nga KQZ, Kolegji Elektoral, Gjykata e Apelit dhe të gjithë organizatat vëzhguese ndërkombëtare".

Gjithashtu në deklaratë theksohet se kërkesa për hapjen e kutive pengon integrimin e vendit. "E konsiderojnë të papranueshëm qëndrimin e partisë opozitare për të ri-hapur kutitë e votimit, që pengon zbatimin e reformave demokratike dhe ekonomike të nevojshme dhe urgjente për vendin", thuhet në deklaratën e PPE-së

Nga ana tjetër PPE i kërkon PS-së që të respektojë ligjin.

"I kërkojmë opozitës të respektojë plotësisht Kushtetutën dhe Ligjin, duke përfshirë vendimet e Gjykatës dhe Komisionit Qendror të Zgjedhjeve", thuhet në deklaratën e PPE-së.

m.xh/NOA

KOMENTE