Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Rama: Protesta masive nëse s'hapen kutitë
English

Rama: Protesta masive nëse s'hapen kutitë

Tiranë, 26 shkurt, NOA - Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, u shpreh sot se nëse kryeministri Sali Berisha nuk pranon hapjen e kutive opozita do të kthehet në rrugë duke organizuar protestat më të mëdha që janë bërë në vend.

Në një bashkëbisedim me gazetarët, Rama theksoi se mazhoranca tregoi mungesë respekti në seancën e një dite më parë duke mos e marrë seriozisht ftesën që i bërë opozita dhe hyrjen e tyre në Kuvend.

Kreu i opozitës u shpreh se i bënte apel gjithë opinionit ndërkombëtarë që të mos lejonin që kjo krizë të rëndohet, duke nënkuptuar nisjen e protestave masive popullore.

"Qeveria nuk njeh krizën dhe kjo është një shprehje e papranueshme e shpërfilljes se vetë komunitetit ndërkombëtar", theksoi Rama, duke shtuat se qeveria është indiferente për të zgjidhur krizën që e ka sjellë vet në vend.

"Ne nuk shkuam në Parlament për të futur në një kanal zvarritës kauzën tonë, por për t'i dhënë zgjidhje kësaj çështje madhore", u shpreh kreu i PS-së takimin e sotëm me gazetarët.

Kreu i selisë rozë ka theksuar se opozita e ka dhënë zgjidhjen e saj për situatën duke dërguar në Kuvend dy projektligjet që krijojnë transparencën maksimale.

m.xh/NOA

KOMENTE