Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Sislej Xhafa glorifikon Berluskonin
English

Sislej Xhafa glorifikon Berluskonin

Goteborg, 26 shkurt, NOA - "Një bust prej rëre i realizuar nga artisti kosovar Sislej Xhafa, diçka midis "thinking Budda" (duke menduar si Buda), i cili sheh në mënyrë solemne majtas".

Ky është lajmi që vjen nga Galeria "Roda-Sten" në Goteborg-Suedi, e cila njofton për veprën më të re të artistit, tashmë të mirënjohur jo vetëm në kufijtë shqiptarë, por edhe jashtë trevave. Vepra është punuar me rërë në përmasat 5.20 metra I gjatë dhe 8 metra i gjerë.

Artisti, i cili ka jetuar një kohë të gjatë në Itali, para se të transferohej në Neë York, konfirmon se ka qenë tepër i influencuar nga qëndrimi i tij i gjatë në Itali, që jo rrallëherë shpërfaq ksenofobinë ndaj të huajve, me vështirësitë e hallkave të shumta burokratike për të marrë një leje qëndrimi dhe të tjera peripeci, që u duhet të kalojnë emigrantëve të të gjitha shteteve, atyre që kërkojnë të jetojnë e punojnë në Italinë e bukur të Artit. Në fund, shqetësimi artistik i Sislej Xhafës ka krijuar një figurë groteske të Berluskonit, një ironi të qartë për vetë figurën e kryeministrit Italian, ndërsa nga ana tjetër kritika mendon se "ai me këtë vepër e glorifikon këtë figurë".

Vepra e krijuar nga artisti është një dëshmi e gjallë e pushtetit mediatik të Silvio Berluskonit në Itali.

Artisti nga Kosova është i pari që ekspozon në këtë vit një vepër në Galerinë "Roda-Sten"-Goteborg, kuruar nga Edi Muka. Xhafa ka realizuar edhe më parë vepra të përmasave të mëdha dhe shpesh herë kritika i ka quajtur punët e tij "provokuese dhe sfiduese" në artin pamor botëror.

m.s/NOA

KOMENTE