Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Vatikan: Jo kishë te shtëpia e Nënë Terezës
English

Vatikan: Jo kishë te shtëpia e Nënë Terezës

Vatikan, 26 shkurt, NOA - Një mesazh i fuqishëm nga Selia e Shenjtë ka mbërritur në adresë të qeverisë së Maqedonisë, kundër ndërtimit të kishës ortodokse "Shën Konstantini dhe Elena" mbi themelet e shtëpisë së humanistes dhe nobelistes me origjinë shqiptare, Gonxhe Bojaxhiu e njohur si Nënë Tereza.

Lajmi bëhet i ditur nga burime qeveritare maqedonase, të cilët theksojnë se reagimi i Vatikanit ka qenë sugjerues për të mos u ndërtuar kisha mbi themelet e shtëpisë së humanistes.

Me këtë vendim nuk dihet se a është e njohur edhe partia shqiptare në pushtet BDI, ndërsa konfirmimi i kësaj bëhet pikërisht nga burime pranë partisë maqedonase në pushtet.

Me ndalimin e ndërtimit të kishës, nuk do të ketë as edhe xhami në sheshin e Shkupit. Mirëpo, përkundër kësaj, në shesh ka vijuar vendosja e bazamenteve dhe ndërtimeve fillestare për vendosjen e busteve të parapara në bazë të projektit "Shkupit 2014".

Ky projekt dje ka qenë temë debati që ka shkaktuar akuza dhe kontradikta edhe në mesin e deputetëve të partive të pozitës dhe opozitës. LSDM-ja opozitare akuzoi dje në seancën pyesin deputetët se me projektin "Shkupi 2014", Qeveria po tenton që të përdorë këtë si projekt të fushatës së ardhshme të VMRO-DPMNE-së.

Kryeministri Nikolla Gruevski në përgjigjen e tij ka theksuar se projekti Shkupi 2014 ka edhe efektin e angazhimit të fuqisë punëtore, pasi që sipas tij, për realizimin e tij do të hapen vende të reja të punës.

"Në ndërtimin e sheshit do të angazhohen mbi 15 mijë punëtorë dhe dy mijë të tjerë si kooperues. Të gjithë këta kanë familje dhe nga kjo del se 150 mijë familje do të ketë përfitim nga realizimi i këtij projekti", ka theksuar kryeministri Gruevski, duke shtuar se projekti do të kushtojë 80 milion euro dhe jo sipas pohimeve rreth 200 milion euro. Projekti "Shkupi 2014" ka qenë pjesë e bisedimeve mes partnerëve të koalicionit, me çrast BDI ka kërkuar që edhe sheshi të reflektojë realitetin multietnik në Maqedoni. Jozyrtarisht siç merret vesh,lideri i BDI-së, Ali Ahmeti dhe ai i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski kanë biseduar për mundësinë që në kuadër të këtij projekti të përfshihen personalitete historike shqiptare.

NOA-INA

KOMENTE