Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ançeloti, sa i trishtuar pas humbjes me City
English

Ançeloti, sa i trishtuar pas humbjes me City

Angli, 28 Shkurt NOA - Është shprehur mjaft i trishtuar tekniku i Çelsit Karlo Ançeloti në një deklaratë të dhënë për mediat Angleze. Ai pohoi se kjo humbje ishte mjaft e rëndë pasi ishte një ndeshje shumë e rëndësishme dhe për të ishte dhe disfata e parë në shtëpinë e tij.

"Lojën e filluan mirë dhe arritëm të shënonim madje rrezikuam dhe të dyfishonim rezultatin por në fundin e pjesës një gabim na kushtoi rëndë dhe zakonisht kur gabon humbet", - deklaroi Ançeloti.

Më pas për të pjesa e dytë vazhdoi të rëndohej më shumë ku miqtë kaluan në avantazh të thellë dhe vetë Ançeloti pranoi se vendosja e lojtarëve në fushë nuk ishte ajo e duhura. Tashmë distanca me United është vetëm një pikë, por kjo pikë për teknikun Italian është mjaft e rëndësishme pasi është ajo që sipas tij i mban ende në krye.

r.b/NOA

KOMENTE