English

LSI: Harrojini kutitë, mendoni për Kodin

Tiranë, 28 Shkurt NOA - Zëvendëskryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Edmond Haxhinasto, kërkoi sot nga forcat politike që debati të fokusohen në përmirësimin e Kodit Zgjedhor për zgjedhjet e ardhshme.

Në një konferencë për shtyp, Haxhinasto deklaroi se Lëvizja Socialiste për Integrim do të bëjë propozimet konkret për ligjin e ri elektoral.

"Debati politik i muajve të fundit për problematiken e zgjedhjeve të 2009-tës, duhet të marrë një drejtim të ri: fillimin sa më parë të reformës zgjedhore për zgjedhjet e ardhëshmë", u shpreh Haxhinasto.

Sipas tij, LSI ka filluar punën për përgatitjen e një platforme për përmirësimin e Kodit Zgjedhor duke riparuar defektet e vëna re gjate zgjedhjeve te 2009-tës. "Si dhe duke zbatuar rekomandimet e OSCE/ODIHR në raportin e saj përfundimtar. Këto propozime do të paraqiten në mënyrë institucionale në Parlament", u shpreh zëvendëskryetari i LSI-së.

Haxhinasto theksoi se Kodi i ri Zgjedhor duhet të marrë parasysh, zgjedhje të lira e të ndershme dhe konkurrimi i ndërshëm dhe i barabartë për të gjithë.

Gjithashtu ai theksoi se ligji elektoral nuk duhet të përsërisë kontestimet nga partitë pjesëmarrëse.

"Duke njohur gjithsecili përgjegjësitë përkatëse në hartimin e Kodit Zgjedhor të kaluar, është momenti të tregohet maturi politike dhe angazhim institucional për të filluar një proces gjithëpërfshirës në përmirësimin e Kodit dhe standardeve për zgjedhjet e ardhshme. Ligjet nuk përmirësohen duke bërtitur nga rruga dhe as duke hedhur "shashka" politike!", u shpreh Haxhinasto.

Sipas tij, angazhimi apo tërheqja para një përgjegjësie të tillë do të tregojnë më së miri, nëse motivet e opozitës janë përsosja e standardeve të zgjedhjeve apo provokimi i krizës politike.

m.xh/NOA

KOMENTE