Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Mourinjo: Gati për sfidën me Udinezen
English

Mourinjo: Gati për sfidën me Udinezen

Milano, 28 Shkurt NOA - Tekniku i Interit portugezi Jose Mourinjo duket se është duke u përgatitur mjaft mirë për sfidën e ardhshme të Interit me Udinezen.

Ajo do të jetë një transfertë mjaft e vështirë për zikaltërit duke parë dhe disa mungesa të rëndësishme në skuadër kjo si pasojë e ndëshkimit me kartonë të kuq të mbrojtësve Samuel dhe Cordoba në ndeshjen e javës së shkuar me Sampdorian.

Kjo e shtunë për Interin vazhdon të jetë larg mediave dhe Mourinjo së bashku me presidentin e klubit Moratin ka bërë dy gjëra mjaft preçize për të dhënë një entuziazëm në brendësi të grupit.

E para gjë ishte se tekniku zikaltër në këtë seancë stërvitore i thirri të gjithë lojtarët e ekipit përfshirë këtu ata të cilët janë të skualifikuar dhe ata të cilët vuajnë një dëmtim. Në krahun tjetër presidenti Morati ka folur me vetë lojtarët e skuadrës duke i përgëzuar e dhënë atyre një moral më të lartë.

r.b/NOA

KOMENTE