Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Selmani: Qeveria të japë para për punëtorët
English

Selmani: Qeveria të japë para për punëtorët

Kumanovë, 28 Shkurt NOA - Nëse qeveria maqedonase ka para për projekte të shtrenjta si ai "Shkupi 2014", atëherë duhet të ketë edhe për punëtorët e fabrikave të falimentuara! Ky është qëndrimi që mbajti sot Kryetari i Demokracisë së Re, Imer Selmani, gjatë takimit me punëtorët e fabrikave të falimentuara në Kumanovë.

Ai diskutoi me ata për problemet me të cilat po ballafaqohet ky grup i njerëzve dhe ndau me ta mendimet dhe idetë se si mund të arrihet ndonjë zgjidhje e cila do t'iu mundësonte punëtorëve një jetesë më të mirë.

Selmani shprehu besimin e tij të thellë se ekziston një zgjidhje e favorshme për punëtorët e falimentuar dhe të gjitha kategoritë sociale të rrezikuara dhe nuk pajtohet me arsyetimet e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë se për të njëjtit nuk mund të ndajnë mjetet e nevojshme për tejkalimin e situatës së rëndë ekonomike të punëtorëve të falimentuar, pasi faktet flasin për të kundërtën.

Ai u shpreh se vetëm projekti "Shkupi 2014" dhe shuma e paraparë për realizimin e tij e cila shënon mbi 200 milion euro flet për faktin se shteti ka buxhet dhe mjete të mjaftueshme, por qeverisë së vendit i mungon vullneti politik dhe moral për të ndihmuar këtë kategori njerëzish.

Selmani më tej shtoi se mjafton që nga ky projekt i Qeverisë të anashkalohen vetëm disa buste ose skulptura dhe mjetet e planifikuara për ndërtimin e tyre të destinohen në zgjidhjen e problemeve ekonomike dhe sociale të qytetarëve.

"Punëtorët e fabrikave të falimentuara falënderuan Kryetarin e Demokracisë së Re për vizitën e realizuar dhe për përkrahjen morale dhe humane që ua jep në mënyrë të vazhdueshme. Ata kujtojnë se Selmani është lideri i vetëm politik i cili edhe gjatë zgjedhjeve të fundit Presidenciale dhe Lokale, por edhe tani i viziton punëtorët e falimentuar në Kumanovë", thuhet në njoftimin për shtyp të DR-së.

m.xh/NOA

KOMENTE