Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Të rejat e javës së modës në Kosovë
English

Të rejat e javës së modës në Kosovë

Prishtinë, 28 shkurt, NOA - Kanë nisur përgatitjet për javën e modës në Kosovë, e cila do të startoj më datën 24 mars e do të vazhdoj për 5 ditë me radhë, deri më 28 mars 2010, në Prishtinë. E njohur ndryshe si "Kosova Fashion Week 2010", aktiviteti organizohet nga Agjencia e Modës "Gecjan Group" dhe "RTV 21" dhe ka për qëllim të pasqyroj vlerat e shtëpive të modës, kreatorëve, shkollave të modës, butikëve ekskluzive me produktet e tyre si dhe sallonet e bukurisë dhe kreatorëve për fëmijë.

Sipas drejtuesve të aktivitetit, gjatë realizimi të javës së modës do të ketë shumë surpriza, mes të cilave dhe "Fashion party".

Pjesëmarrësit do të kenë pesë ditë në dispozicion për të prezentuar denjësisht kreativitetin dhe produktin e tyre.

Menaxheri i agjencisë së modës "Gecjan Group", Ilir Geci, për pesë ditët e shfaqjes puna e pjesëmarrësve do të jetë vazhdimisht e reklamuar në "RTV 21", në mënyrë që teleshikuesit të kenë mundësi që të zgjedhin veshjen e preferuar për rastet e tyre speciale.

Në momentin kur punimet dhe produkte e butikëve apo modelëve do të prezantohen në sfilatë, apo do të transmetohet njëkohësisht edhe në "RTV 21" së bashku me emrin e kreatorit dhe numrin e kontaktit.

Në adresë të "Kosova Fashion Week 2010" kanë aplikuar mbi 120 konkurrent nga mbarë trojet shqiptare, të cilët këtë eveniment e shohin si formulë suksesi. Në ditët e shfaqjes do të jenë prezent vetëm 15 prej tyre, të cilët do të përzgjidhen nga një juri profesionale dhe e dëshmuar.

Për pjesëmarrje në "Kosova Fashion Week 2010" kanë konkurruar edhe mbi 500 vajza, të cilat mëtojnë të jenë në 40-shen e modeleve që do të performojnë.

m.xh/NOA

KOMENTE