Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Belgjikë, ulet numri i kërkesave për azil
English

Belgjikë, ulet numri i kërkesave për azil

Bruksel, 3 mars, NOA - Impakti mediatik i eksodit të shqiptarëve të Maqedonisë drejt Belgjikës duket se ka dhënë dhe shenjat e parë të uljes së fluksit të kresave për azil. Sipas mediave belge numri i kërkesave këtë javë është ulur në mënyrë drastike.

Të njëjtën gjë e konfirmojnë dhe Byroja për të huaj në Bruksel, e cila njofton se dje ishin parashtrua vetëm 10 kërkesa për azil.

Ministri belg për azil dhe imigrim, Melikor Batle deklaroi se të gjitha kërkesat do të refuzohen sepse asnjë nuk i plotëson kriteret e Konventës së Gjenevës për azilantë. Gjatë kësaj, përkujtoi se qytetarët e Maqedonisë duhet që të kenë ndërmend ata që me të vërtetë kanë nevojë për azil në Belgjikë.

Batle vlerëson se imigrantët e Maqedonisë që kërkojnë azil janë të manipuluar jo vetëm në vendin amë, por edhe nga persona nga Belgjika. Thotë se të gjitha kërkesat do të refuzohen dhe se pas dyndjes të azilantëve potencialë, gjendja qetësohet.

NOA/INA

KOMENTE