Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Berisha: Reformat, duhen debate intensive
English

Berisha: Reformat, duhen debate intensive

Tiranë, 3 mars, NOA - Reformat të cilat janë duke u ndërmarrë nga qeveria, duhet të shdërrohen me çdo kusht në objekt diskutimi të formave më të ndryshme.

Një apel të tillë, kryeministri Berisha e ka bërë gjatë fjalës së tij mbajtur në mbledhjen e qeverisë, për të cilën ka deklaruar se është "qeveri e një dialogu intensiv".

Sipas tij, një sërë reformash të rëndësishme janë në proces e sipër dhe për këtë, nevojitet patjetër hapja e debateve dhe dialogut, duke siguruar në këtë mënyrë qasjen e duhur në realizimin e tyre.

"Bëhet fjalë për reforma të cilat duhet të vijnë si rezultat i një debati të gjerë e për këtë, duhet që të merret edhe mendimi i qytetarëve", tha ndër të tjera Berisha.

Më pas, shtoi se konsultat duhet të përfshijnë edhe qarqet akademike të vendit.

"Nuk duhet të shkëputemi nga vështrimi kritik i mendimit akademik", tha ai në mënyrë konkrete lidhur me një fakt të tillë.

Në fund, Berisha ka shtuar se duhet të hapet debat me shoqërinë civile, biznesin, apo grupet e interesit ndaj reformave të ndryshme, "sepse në këtë mënyrë do të kemi një zbatim dhe implementim më të sigurt të tyre".

n.e/NOA

KOMENTE