Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Fule vjen në Shqipëri në 19 mars
English

Fule vjen në Shqipëri në 19 mars

Tiranë, 3 mars, NOA - Komsioneri Evropian për Zgjerimin, Stefan Fule do të vijë për një vizitë në Shqipëri më datën 19 mars. Bëhet me dijeni se gjatë vizitës së tij në Tiranë, Fule pritet që të takohet me krerët më të lartë të shtetit si dhe kreun e opozitës. "Kam bërë një deklaratë ku kam inkurajuar partitë politike, qeverinë dhe opozitën qe te zgjidhin çështjen e dialogut politik, në mënyrë që procesi politik të bëhet në parlament dhe jo në rrugë", ka deklaruar Fule lidhur me zhvillimet politike aktuale në Shqipëri.

Përsa i përket vizitës në Shqipëri, Fule tha se "ne jemi në një diskutim konkret me autoritetet shqiptare për kohën e vizitës sime".

"Do të jetë shumë inkurajuese për vizitën time, nëse kjo çështje do të jetë zgjidhur, por nëse jo, kjo do të jetë një nga pikat kryesore ku do të mbështetemi në diskutimet me qeverinë dhe opozitën", mësohet të jetë shprehur ai.

n.e/NOA

KOMENTE