Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Greqi, sot masat e reja ndaj krizës
English

Greqi, sot masat e reja ndaj krizës

Athinë, 3 mars, NOA - Qeveria greke do të publikojë sot masat e reja që ka parashikuar të vërë në zbatim mbi përballimin e krizës së shkaktuar nga defiçiti buxhetor. Sipas burimeve qeveritare greke, kjo paketë e re parashikon uljen e pagave për sektorin publik, ngrirjen e pensioneve dhe rritjen e taksave të caktuara. Kryeministri Papandreu ka tërhequr vërejtjen se nëse Greqia mund të përballet me pasoja "katastrofike" nëse nuk zbaton një paketë të tillë masash, është e rrezikuar nga falimentimi total.

Në mbledhjen e kabinetit duhet "të merren vendime për ekonominë", bëri të ditur zyra e Papandreut pak pas një vizite të komisionerit të Bashkimit Europian për ekonominë Olli Rehn.

Rehn i kishte bërë thirrje vendit të zhytur thellë në borxhe që të ndërmerrte masa të mëtejshme mbi uljen e deficitit të tij shtetëror.

Gjatë bisedës së përbashkët është folur për rritjen e tatimit mbi vlerën e shtuar dhe për tatime më të larta për karburantet, automjetet dhe mallrat e luksit.

n.e/NOA

KOMENTE