Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kërkohet federalizimi i Maqedonisë
English

Kërkohet federalizimi i Maqedonisë

Shkup, 3 mars, NOA - Bashkimi Demokratik Kombëtar në një komunikatë për media propozon të organizohet një tryezë kombëtare, me temë "Përse duhet federalizuar Maqedonia dhe cilët duhet të jen kufijtë e Njësisë Federale Shqiptare.

"Në mbledhjen e sotme të Kryesisë Qëndrore të BDK-së u vendos të dilet me konstatimin se së shpejti duhet të organizohet një tryezë kombëtare, ku do të debatohej për ndryshimet kushtetuese që do të çonin drejt federalizimit të shtetit, përkatësisht të argumentohej nevoja e federalizimit të Maqedonisë dhe kufijt e Njësisë Federale Shqiptare në Maqedoni, si e vetmja mundësi që juridikisht shqiptarët të mund të sigurojnë barazi të plotë me maqedoniasit", thuhet në komunikatë.

Sipas këtij subjekti politik në këtë tryezë duhet të marrin pjesë përfaqësues të të gjitha subjekteve politike shqiptare, përfaqësues të bashkësive fetare dhe sektorit joqeveritarë, ku do të diskutonim për argumentet rreth federalizimit të Maqedonisë, si e vetmja mënyrë që shqiptarët përfundimisht të mund të jen zot të vetvetes në këto troje, si në planin, politik, ekonomik ashtu edhe kuturorë.

"Në të kundërtën edhe më tej do të ballafaqohemi me projekte njënacionale, siç janë projektet e lartpërmendura, ku shqiptarët do të vazhdonin të bënin sehirë, derisa bëhet maqedonizimi i gjithçkaje në këtë shtet. Për aktualizimin e federalizimit të Maqedonisë, BDK kërkon edhe përkrahjen e mediave dhe intelektualëve shqiptarë", thuhet më tej në komunikatë.

Siç njofton BDK në mbledhjen e sotme të Kryesisë Qendrore të BDK-së, u diskutua rreth çështjeve aktuale në vend, të cilat i pengojnë shqiptarët, me theks të veçantë shpërngulja e shqiptarëve të rajonit të Lukovës dhe Kumanovës drejt vendeve perëndimore, projekti Shkupi- 2014, si dhe refuzimi i Ministrisë së Arsimit për tërheqjen e vendimit për mësimi i maqedonishtes, nga filloristët shqiptar, që nga klasa e parë.

NOA/INA

KOMENTE