Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kushner, gazetarit serb: Ik or budalla
English

Kushner, gazetarit serb: Ik or budalla

Prishtinë, 3 Mars - Ministri i Jashtëm francez, Bernard Kouchner përfundoi të martën vizitën në Kosovë. Në Graçanicë ai u përball me pyetje provokative nga një gazetar serb. Gjatë vizitës në Graçanicë, Kouchner u pyet për rolin e tij në tregtinë me organe të serbëve të zhdukur në Kosovë. "Ju qenkeni i sëmurë. Ju jeni budalla, mos flisni marrëzira!", është kundërpërgjigjur Kouchner.

Shefi i diplomacisë franceze, Bernard Kouchner, ka reaguar në mënyrë të pazakontë ndaj pyetjeve provokative të një gazetari serb lidhur me të ashtuquajturën "Shtëpi e verdhë" dhe akuzat për tregti me organe të serbëve të zhdukur në Kosovë. Kouchner u përball me pyetjet e gazetarit të "Zërit të Amerikës", Budimir Nicic, pas vizitës në Shtëpinë e shëndetit në Graçanicë, të martën, ku është takuar me drejtoreshën Rada Trajkovic. Pas pyetjes se a ka marrë pjesë në tregtinë me organe në rastin "Shtëpia e verdhë", Ministri Francez ia plasi një të qeshure të madhe dhe pastaj i tha gazetarit Nicic: "A mos je i sëmurë? Çka është kjo Shtëpi e verdhë?". Kouchner ka qenë Shef i UNMIK'ut menjëherë pas luftës në Kosovë, periudhë për të cilën Beogradi zyrtar akuzon se janë zhdukur dhjetëra serbë të Kosovës. "Mos besoni në krejt atë që thuhet. A do të thotë se unë dhe Rada (Trajkovic) kemi marrë kufomat për t'ua vjedhur organet"", ka shtuar Kouchner. "Ju qenkeni i sëmurë. Ju jeni budalla, mos flisni marrëzira", citohet t'i ketë thënë Kouchner gazetarit serb, nga Radio KIM. Ndërkaq, i pyetur se cili është qëndrimi i tij për të ashtuquajturën "Shtëpi e verdhë" në Shqipëri, është kundërpërgjigjur: "Çka është kjo Shtëpi e verdhë?" . "Duhet të shkoni (te mjeku) për t'u kontrolluar. Ata të cilët thonë kështu janë idiotë dhe vrasës", është shprehur Kryediplomati francez, duke drejtuar gishtin kah Shtëpia e shëndetit në Graçanicë. Mediat serbe i kanë cilësuar si incident dhe fyerje përgjigjet e Kouchnerit në Graçanicë, ndërsa ka reaguar edhe Shoqata e gazetarëve të Serbisë. Ndërkohë, Ministri i Jashtëm francez, Bernard Kushner, në ditën e dytë të vizitës në Kosovë, sërish ka ftuar Beogradin dhe Prishtinën që të nisin procesin e normalizimit të marrëdhënieve ndërfqinjësore. "Që një vend të hyjë në Evropë, duhet ta ketë edhe pëlqimin e 27 vendeve anëtare. Kështu që Kosova dhe Serbia së pari e kanë të domosdoshme të dialogojnë", tha ai. Ky dialog, sipas Kouchnerit, nuk ka kushtëzime: "Serbët e Kosovës duhet të jenë qytetarë të barabartë dhe të integruar, si të gjithë të tjerët, pa diskriminime". Ai ka pohuar se serbët tash janë më të lirë në Kosovë, raporton gazeta "Express": Herën e fundit kur isha në Graçanicë, serbët e kishin të vështirë të udhëtonin lirshëm, kurse tani është më mirë, edhe pse ende nuk është gjendje e kënaqshme", tha Kouchner, pas takimit me Kryetarin e Graçanicës, Bojan Stojanovic. Stojanovic tha se kishte njoftuar Ministrin francez me punën dhe sfidat me të cilat po ballafaqohet kjo komunë e re e sapoformuar. "E kam njoftuar me shumë vështirësi me të cilat po ballafaqohemi. Kouchner është njohës i mirë i rrethanave në Kosovë dhe nga ai kemi marrë premtime për angazhimin e tij personal për të ndihmuar Graçanicën". Kushner takoi edhe Rada Trajkovicin. Ajo tha se theksi i bisedës ishte i përqendruar në pajtimin ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve të Kosovës. "I kam thënë Ministrit Kouchner se kam përshtypjen që populli është mbi politikanët dhe se çdo ditë që kalon, ka më pak incidente ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve. Por, janë politikanët ata të cilët nuk e kanë guximin që të fillojnë të bisedojnë për normalizimin e jetës", u shpreh Trajkovic. Pas vizitës në Komunën e re të Graçanicës, Ministri i Jashtëm francez ka përfunduar vizitën në Kosovë. Reagon Budimir Nicic Gazetari Budimir Nicic, i cili e pyeti Ministrin e Punëve të Jashtme të Francës rreth të ashtuquajturës "Shtëpi e verdhë", ka reaguar ndaj deklaratave të Bernard Kouchnerit. "Kouchnerin nuk kam dashur ta provokoj. Por vetëm e kam kryer punën time profesionale", ka thënë Nicici për mediat serbe. "Me konstatimin se shumë familje të të kidnapuarve e akuzojnë atë për tregti me organe, e pyeta se cila është përgjigja e tij lidhur me këtë dhe cili është qëndrimi i tij për të ashtuquajturën Shtëpi e verdhë. Atëherë ai më pyeti se mos jam i sëmurë dhe budalla", ka shtuar ai. Nicic ka shtuar se është i "goditur dhe i fyer" me komentet e Kouchnerit. Ndërkaq Rada Trajkovic, e cila ka qenë e pranishme gjatë deklaratës së Ministrit të Jashtëm francez në Graçanicë, ka deklaruar se nuk e justifikon reagimin e Kouchnerit, por e kupton atë. "Nëse i thoni një mjeku se ka marrë pjesë në vrasje, kidnapim dhe shitje të organeve, me të vërtetë është një fyerje e rëndë. Edhe për mua do të ishte fyerja më e tmerrshme. Kjo pyetje e ka lënduar personalisht (Kouchnerin) dhe ka pasur një reagim, të cilin unë nuk e justifikoj, por e kuptoj", ka thënë ajo.

KOMENTE