Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ministrat e rajonit, nesër në Tiranë për kufijtë
English

Ministrat e rajonit, nesër në Tiranë për kufijtë

Tiranë, 3 mars NOA - Shtatë ministrat e Brendshëm të Ballkanit Perëndimor do të jenë nesër në Tiranë, ku do të marrin pjesë në një konferencë me temë "Mbi sigurinë e kufijve". Kjo konferencë organizohet nga Ministria e Brendshme e Shqipërisë në bashkëpunim me DCAF (Qendra e Gjenevës për Kontroll Demokratik të Forcave të Armatosura).

Bashkë me Ministrat e Brendshëm të vendeve të rajonit do të jenë dhe përfaqësues të vendeve anëtare të Bashkimit Europian.

Sipas ministrisë së Brendshme shqiptare, ministrat e pranishëm në konferencë, krahas vlerësimit të tyre mbi progresin e arritur në fushën e sigurisë së kufijve gjatë vitit 2009, do të paraqesin edhe propozime konkrete për zbatim në funksion të rritjes së nivelit të bashkëpunimit rajonal.

"Në këtë konferencë synohet të konfirmohet edhe njëherë angazhimi i vendeve të rajonit për të garantuar kufij të sigurt e të kontrolluar dhe njëkohësisht mbështetja për lëvizjen e lirë të njerëzve, mallrave dhe ideve", thuhet në njoftimin zyrtar të ministrisë së Brendshme në lidhje me takimin.

Bashkëpunimi rajonal në fushën e sigurisë së kufijve është bazuar në programin përkatës të DCAF. Programi i bashkëpunimit është fokusuar në kryerjen e reformave ligjore, forcimin e lidershipit dhe aftësive menaxhuese, kryerjen e analizës së rriskut, përmirësimin e kapaciteteve të hetimit dhe investigimit, mbështetjen logjistike dhe kryerjen e trajnimeve të posaçme për policitë kufitare.

m.xh/NOAs

KOMENTE