Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
MPJ, përfaqësi të reja diplomatike
English

MPJ, përfaqësi të reja diplomatike

Tiranë, 3 mars, NOA - Shqipëria do të hapë përfaqësi të reja diplomatike në vende kyçe të botës, ku ajo deri tani nuk ka mundur të jetë e pranishme përmes tyre. Një fakt të tillë e ka bërë me dijeni vetë kryeministri Berisha e ka bërë gjatë fjalës së tij mbajtur në mbledhjen e qeverisë, duke deklaruar se një gjë e tillë është e nevojshme në kuadrin e rritjes së reputacionit të Shqipërisë dhe rolit e ecurisë së saj në proceset integruese.

"Ministria e Jashtme është për t'u përgëzuar se ka bërë një punë shumë të mirë duke racionalizuar burimet dhe është bërë e mundur që vendi të ketë një përfaqësim më të gjerë në mjaft vende të botës", mësohet të jetë shprehur Berisha lidhur me një fakt të tillë.

Duke përmendur konkretisht përfaqësitë e reja diplomatike të Shqipërisë, Berisha ka pohuar se ato parashikohet të ngrihen në Afrikën e Jugut, Meksikë, Norvegji, Pakistan dhe Estoni.

n.e/NOA

KOMENTE